Krishterët ortodoks në botë, në Maqedoni dhe kishat të cilat rregullohen me kalendarin Julian sot festojnë Krishtlindjet. Në të gjitha kishat ortodokse në Maqedoni, sot në mëngjes do të mbahen liturgji të Krishtlindjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kremtitmi qendror do të mbahet në katedralen “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku kryepeshkopi maqedonas Stefan do ta hap liturgjinë.
Kjo festë tek ortodoksët konsiderohet si më e madhja pas festës së Pashkëve./Telegrafi/