Ani pse seriali Keeping Up With The Kardashians ka ndaluar prodhimin e serive të tjera, këto të fundit po bëjnë namin në rrjet.
Pas përleshjes fizike të Kylie dhe Kendall Jenner, kësaj radhe përfshihen momente emocionuese nga nëna e tyre, Kris Jenner, shkruan Daily Star.
Kris ka shpërthyer me të qara, pasi Kourtney është shprehur se ka qenë pre e bullizmit ndër vite, pikërisht nga motrat e saj.
Një gjë e tillë ka ndodhur pas përlarjes së Kim dhe Kourtney, të cilat sikurse edhe motrat e tjera, përfunduan pë përleshje fizike.
Por ashtu, Kim vitin e kaluar e kishte akuzuar nënën e tre fëmijëve se nuk po punon aq sa duhet, ndërsa duhet të marr mësim nga pjesëtarët e tjerë të familjes.
“Unë jam mirë tani, thjesht të gjithë më kanë nënçmuar për tërë këto vite”, është shprehur Kourtney në njërën nga seritë.
Sidoqoftë, transmetimet e KUWTK janë të realizuara më parë, ndërsa ditë më parë Kardashian-Jenner kanë bërë të ditur se nuk do të ketë serial të ri. /Telegrafi/