Telegrafi

Kris Jenner fejohet me të dashurin 25 vjet më të ri

Kris Jenner ka befasuar të gjithë me risinë në jetën sentimentale.

Gjersa e bija Kourtney Kardashian i dha fund lidhjes me të dashurin, Younes Bendjima nëna e saj ka zbuluar se është fejuar me Corey Gamblen.

Ajo ishte e ftuar në shoun televiziv, “The Late Late Show”, ku luajti lojën me ushqime të këqija që duhet t’i hash nëse refuzon t’i përgjigjesh një pyetje.

E pyetur se nëse ishte fejuar me Corey Gamble, Kris vendosi të hante më mirë një karkalec.

Megjithatë, prezantuesi e vuri re një unazë në gishtin e fejesës, ku 62-vjeçarja duke buzëqeshur tha se s’është unaza e betimit mes tyre.

Gjersa i dashuri i saj, 37-vjeçari qëndronte prapa kamerave dhe nuk mund të mos qeshte.

Ndryshe, mediat amerikane kanë zbuluar se së shpejti do të kemi edhe kurorëzim zyrtar mes çiftit. /Telegrafi/