Kylie Jenner është një miliardere e bërë vetë për një arsye.
Nëna menaxhere, Kris Jenner zbuloi se manjatja 23-vjeçare e bukurisë u detyrua të përdorë kursimet e saj për të lansuar Kylie Cosmetics në vitin 2014.
“Unë thashë, ‘Epo Kylie, ti ke kursime që ke fituar duke bërë “KUWTK”për gjithë këto vite’”, tha Kris në pjesën e parë të një serie me tre pjesë të quajtur “Inside Kylie Cosmetics: The Beginning”.
“‘Do të duhet të përdorësh paratë e tua nëse vërtet dëshiron ta bësh këtë punë, sepse kjo do të jetë motivimi dhe nxitja jote”, i tha Jenner vajzës së saj, e cila ishte 17 vjeçare në atë kohë.
Buzëkuqët e Kylie, të cilat u shitën të gjitha – 15,000 njësi, disa minuta pas lëshimit, u krijuan nga pasiguritë e adoleshentes për madhësinë e buzëve të saj.
Kris kujtoi kur 16-vjeçarja Kylie diskutoi për herë të parë se çfarë do të bëhej Kylie Cosmetics: “Ajo tha, ‘Unë dua që të jem në biznesin e bukurisë, dhe unë e di saktësisht se çfarë dua të jetë produkti im’”.
Jenner së fundmi ka rikrijuar të gjitha produktet e saj, duke kaluar në formula krejtësisht të reja, vegane, jo vetëm për produktet e buzëve, por pothuajse për të gjithë linjën. /Telegrafi/