Kylie Jennerit i është dhuruar një çantë Hermes Birkin aq e rrallë sa ajo thotë se vetëm “tre” të këtij lloji janë bërë ndonjëherë.
Ylli i Kardashians festoi ditëlindjen e saj të 25 -të të mërkurën (10 gusht), me një festë private në një jaht të rrethuar nga miqtë dhe familjarët.
Duke postuar një video të natës në llogarinë e saj në TikTok të enjten (11 gusht), festa e Jenner ishte e mbushur me tekila, fishekzjarre dhe dhurata të bollshme.
@kyliejennerbest bday ??♬ original sound – Kylie Jenner
Nëna e saj, Kris Jenner, i dhuroi asaj çantën super të rrallë Hermes Birkin, e cila thuhet se kushton rreth 100,000 dollarë amerikanë (97 mijë euro).
Në video, themeluesja e Kylie Cosmetics hapi dy nga kutitë e firmosura të Hermes në ngjyrë portokalli të ndezur, ndërsa të gjithë të ftuarit e saj shikonin.
Ajo po hapte dhuratën së bashku me vajzën e saj e po ashtu edhe fëmijët e tjerë të familjes së tyre.
Më pas shihej Kim, motrat e tjera e në mesin e tyre edhe disa mikesha të Kylie duke pirë tekila.
Jenner nga ana tjetër në 2020 është shpallur miliarderja më e re në botë. /Telegrafi/