Site icon Telegrafi

Kris Jenner bind Rob dhe Chyna të martohen më shpejtë?

Raportohet se Rob Kardashian me mezi po pret të bëhet një burrë i martuar.

Pavarësisht se ai është fejuar me të dashurën e tij Blac Chyna në muajin prill, duket sikur ai është i etur për ta bërë edhe më zyrtare marrëdhënien e tyre.

Sipas Us Weekly, çifti po planifkojnë dasmë në korrik.

Kjo do të thotë se Chyna ka vetëm disa ditë për të planifikuar atë që pritet të jetë në një ceremoni seriozisht të çuditshme.

Rob dhe Chyna fillimisht kishin planifikuar të martohen pasi që fëmija i tyre të ketë lindur, por thuhet se Kris Jenner ishte ajo që e ka bindur çiftin për një datë më përpara. /KLanKosova/Telegrafi/

Exit mobile version