Telegrafi

Kripa nxit kancerin në lukth

Studiuesit nga Koreja Jugore kanë analizuar mbi dy milionë persona të moshës 30 deri në 80 vjeç.

Pasi janë përcjellë për rreth shtatë vite, është vërtetuar se sasitë e tepërta të kripës kanë shtuar gjasat për kancer të lukthit për 10 për qind.

Kripa është e dëmshme edhe në aspekte të tjera për shëndetin e njeriut. Ajo rrit tensionin e gjakut dhe shton gjasat për zhvillim të sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut. /Mjeku.Net/ Telegrafi/