Telegrafi

Kripa dhe shëndeti

Studimet e fundit në të cilat kanë marrë pjesë 77 500 meshkuj dhe gra të moshës nga 45 deri në 74 vjeç, kanë pohuar se konsumimi i lartë i natriumit është i lidhur me një rrezik të shtuar për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, por jo edhe nga kanceri.

Në anën tjetër, i njëjti studim ka pohuar se konsumimi i shpeshtë i peshqve të kriposur rrit rrezikun e përgjithshëm të prekjes nga karcinoma.

Në bazë të rezultateve, autorët e studimit kanë arritur në përfundim se natriumi dhe kripa nga ushqimi kanë efekte të ndryshme në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe karcinomë./Telegrafi/