Telegrafi

Kripa antidepresiv natyror

Autorët e studimit nuk mund të vërtetojnë nëse vërtet shkaktohet depresion te minjtë që kanë mungesë të kripës së kuzhinës, por ata kanë vërejtur humbje të kënaqësisë në realizimin e aktiviteteve.

Ideja që kripa është një bar natyror kundër depresionit, mund ta shpjegojë arsyen pse njerëzit janë të prirë që të konsumojnë ushqimin e kripur, përkundër faktit se marrja e tepërt e kripës shton rrezikun për hipertension, sëmundje të zemrës dhe sëmundje të tjera.