Ka kaluar pak kohë qëkur kemi dëgjuar për herë të fundit emrin e tij, por i ashtuquajturi ‘Krimineli seksi’, Jeremy Meeks, ka dalë nga burgu dhe është gati për rrjedhën e re që do të marrë jeta e tij.
Në 2015-ën Meeks u dënua me më shumë se 2 vite burg për armëmbajtje pa leje. Fotoja e tij bëri xhiron e internetit, femrat u çmendën pas paraqitjes së tij ‘bad boy’, ndërsa kompani të ndryshme modelingu i bënë oferta mjaft tunduese.
Tani që është jashtë hekurave, Meeks ka rrëfyer se është shumë i emocionuar për karrierën e tij. “Dua të falënderoj familjen time dhe të gjithë për mbështetjen, dashurinë dhe lutjet tuaja,” shkroi Jeremy në një foto të tijën dhe menaxherit Jim Jordan.
Përpos mundësive të mëdha që i janë ofruar pas daljes nga burgu, Meeks po shijon jetën si një njeri i lirë. Ai ka postuar disa foto në rrjete sociale ku shfaqet i lumtur, pranë fëmijëve të tij.