Telegrafi

Kriminel, seksi dhe baba shembullor: I burgosuri që çmendi rrjetet sociale (Foto)

I cilësuar si ‘kriminel dhe i bukur’, është bërë personazh i njohur në të gjithë botën. Amerikani Jeremy Meeks u bë i njohur pasi mediat zbuluan fotografinë e tij të publikuar nga Departamenti i Policisë.

Pasi panë këtë djalë bukurosh, nuk u morën me veprat e tij kriminale por filluan të shkruajnë dhe të tregojnë se sa ‘hot’ ishte.

Ai u dënua në vitin 2014 me 24 muaj burg pasi u akuzua për armëmbajtje pa leje si dhe si pjesë e një bande kriminale dhe hajdutësh.

Pak muaj nga lirimi i tij, ai u vu sërish në vëmendje të mediave e kësaj here pasi prezantoi djalin e tij. Në këto foto ai tregon se sa baba i përkushtuar është.