Banorët e fshatit Gjocaj në Peqin shprehen të tronditur nga vrasja e 44-vjeçarit Ylber Xhahysa.
Ata thanë për mediet se viktima nuk ishte problematik, por përkundrazi, një njeri korrekt.
“Viktima ishte çun i mirë shumë. Nuk ishte problematik, ishte korrekt. Autorin nuk e njoh”, thotë një banor.
Nga ana tjetër, një prej banorëve tha se vrasjet janë kthyer në makth për shqiptarët.
“Nuk di gjë nëse kanë pasur konflikte. Është ngjarje tronditëse. Shumë e rëndë. Është bërë si program në televizion tani kjo punë, kështu po ndodhin ngjarjet në Shqipëri. Vrit këtu e vrit aty. Viktima ishte njeri i mirë”, tha ai. /VizionPlus/