Telegrafi

Krimi në Korfuz, mjekja ligjore: Vrasje brutale, vajza me duar lart

Foto: Ilustrim

Mjekja ligjore Hrisavgji Kushi në Korfuz ka folur për një vrasje brutale të 28-vjeçares Angjelina Petro nga babai në Korfuz. Ajo ka thënë se vajza është goditur 7 herë me një shufër hekuri dhe i kishte duart lart si për tu mbrojtur.

Mjekja ligjore deklaroi për median greke se “28-vjeçarja është goditur të paktën 7 herë në kokë me shufrën e hekurit. Nga këto goditje vihet re tension, urrejtje. Duket se viktima ka ngritur duart për të mbrojtur fytyrën, vazhdonte ta qëllonte dhe në duar. Pastaj ky prind pastroi shtëpinë nga gjakrat, fshehu sendet personale dhe e varrosi në kopsht. Si mundet një prind të jetë kaq gjakftohtë para një akti të tillë? Kjo vrasje më ka lënë pa fjalë, nuk ishte thjesht një incident, ishte shumë e egër, shumë brutale”.

Ndërkaq, avokati i vrasësit, Vasilis Nulezas ka deklaruar për median greke se “Media përshkruan gabim tiparet e vrasësit”.

Mes të tjerash thuhet avokati tha se 52-vjeçari kishte një dashuri patologjike për vajzën. “Vajza kjo e fundit i kërkonte që mos të ndërhynte shumë në jetën e saj. Viktima ishte larguar nga nëntori 2017 nga shtëpia, për të jetuar e pavarur, pa e informuar për jetën që bënte. Këtë nuk e duronte klienti im, besoj se është çështje e psikologjisë së tij, nuk kishte ushtruar dhunë më parë, e donte vajzën e tij. Është i dërrmuar psikologjikisht dhe nuk besoj se do ja dalë mbanë me procesin gjyqësor. Nuk ishte vrasje me paramendim, ndodhi në tension e sipër, pas një debati të ashpër”, pohoi avokati. /Bw/Telegrafi/