Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shënavlash ku Esmerald Balla vrau të atin Enver Balla dhe më pas e hodhi në pus.
Djali i viktimës dhe vëllai i autorit, ka dëshmuar se fillimisht, në momentin kur ka ndodhur ngjarja kanë menduar se mund të ketë ndodhur diçka sepse i ati pinte alkool.
“Babi pinte ndonjë gotë, dhe mendonim pale se çfarë ka ndodhur, çfarë ka bërë”, tha ai.
Në emisionin “Me Zemër të HAPUR” në News24 me autoren dhe moderatoren Evis Ahmeti ka rrëfyer se që nga momenti i arrestimit nuk e ka takuar vëllanë.
“Nuk e kam takuar vëllanë që nga dita e arrestimit. Nuk e kam takuar vëllanë, pasi nuk dua ta shikoj në sy. Është në dorën e policisë dhe po pres hetimet”, u shpreh ai.