Telegrafi

Krimi në Britani të Madhe ka rënë për 21 për qind, është rritur dhuna familjare dhe ngacmimi nëpërmjet internetit

Shkaku i mbylljes si pasojë e coronavirusit, krimi në Britani të Madhe ka rënë për 21 për qind, por dhuna në familje dhe ngacmimi nëpërmjet internetit, është rritur në masë të madhe.

Në konferencën e parë për shtyp lidhur me coronavirus, Sekretarja e Brendshme Priti Patel, ka bërë të ditur se mashtruesit e kanë shfrytëzuar këtë situatë, që të përfitojnë jashtëligjshëm mbi dy milionë euro, duke mashtruar se do të t’ju dërgojnë gjërat e blera, që kryesisht ishin mjete për mbrojtje nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.

Gjatë kësaj kohe kur fëmijët po qëndrojnë më shumë se zakonisht në internet, pedofilët po e shfrytëzojnë për t’i ngacmuar në forma të ndryshme.

“Abuzuesit e fëmijëve në internet, janë duke kërkuar të shfrytëzojnë faktin se gjithnjë e më shumë të rinj dhe fëmijë janë në shtëpi dhe në internet. Brenda 24 orëve të fundit, linja që merret me këtë lloj dhune, ka pranuar ankesa për 120 për qind më shumë se në një ditë të zakonshme”, ka thënë Patel.

Vetëm në West Middlands, në dy javët e fundit janë raportuar 400 raste të dhunë familjare, ndërsa sulme të ngjashme ka pasur edhe në shumë familje tjera.

Duke parë se për këtë kategori të njerëzve, shtëpia nuk është hapësira më e sigurtë, Sekretarja e Brendshme ka thënë se po punon me institucione të ndryshme, rganizata dhe shkolla, në mënyrë që të ndihmojë në këtë drejtim. /Telegrafi/