Në vend se të vendoset nën kontroll, krimi kibernetikë edhe më tej është në rritje, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kompjuteristët përmes rrjetit të internetit gjithnjë e më shpesh tregtojnë me kartelat e huaja kreditore, prandaj bankat duhet të bashkëpunojnë mes veti që tu kundërvihen kriminelëve. Kjo është theksuar nga ana e ekspertëve të huaj në Konferencën e nëntë për sisteme të pagesave e cila u hap sot në Ohër. Bankat duhet ti mbrojnë klientët e tyre dhe bashkërisht ti parandalojnë përpjekjet për aktivitete kriminale.
Pagesa elektronike në Maqedoni shënon rritje dyshifrore, ndërsa është rritur edhe pagesa përmes telefonit celular. Për vendin tonë është veçanërisht e rëndësishme ti ndjek trendët evropian në sferën e qarkullimit pagesor, inovacioneve dhe teknologjive të reja.
Përfaqësuesit sektorit bankar, në tre ditët në vijim do të këmbejnë përvoja për përforcimin e kapaciteteve për qarkullim pagesor pa para të gatshme./Telegrafi/