Telegrafi

Krimi dhe korrupsioni, kërcënim serioz për Kosovën

Me anë të kësaj deklarate shoqëria civile shpreh shqetësimin e saj sa i përket zbatimit të ligjit në vend. Në deklaratë thuhet se zotimet e zyrtarëve të lartë të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), se do të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta të shoqërisë dhe politikës -kosovare janë mirëpritur. Por vonesat në zbatimin e tyre kanë filluar të vënë në dyshim përmbushjen e këtyre zotimeve.

Në këtë deklaratë po ashtu theksohet se çelës i suksesit të misionit të EULEX-it në Kosovë, është mbështetja që qytetarët e Kosovës, do t’ia japë këtij misioni. Ata po ashtu i kanë bërë thirrje EULEX-it, që të përqendrohet në përmbushjen e misionit të vet dhe të ndihmojë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në mënyrë që të shohim Kosovën duke bërë progres në integrimet evropiane dhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit.