Site icon Telegrafi

Krimi dhe infrastruktura policore në Shqipëri (Video)

Numri i arrestimeve është rritur ndjeshëm dhe kjo ka vështirësuar strehimin e këtyre personave.

Forcat e rendit po kryejnë herë pas here shtimin dhe rregullimin e mjediseve të paraburgimit, por rindërtimet dalin shpejt jashtë funksionit, për shkak të mbipopullimit.

Shqipëria është kritikuar shpesh vitet e fundit për kushtet e rënda në stacionet policore.

Shtimi i punës së policisë kundër kriminalitetit ka rritur mjaft numrin e personave të arrestuar dhe ka vështirësuar strehimin e tyre në mjediset e paraburgimit. Për këto vështirësi Instituti Evropian i Tiranës sapo ka publikuar një studim mbi gjendjen e reparteve policore të paraburgimit në të gjithë vendin. Në qendër të studimit është respektimi i të drejtave të njeriut në këto mjedise. /VoA/
 

Exit mobile version