Site icon Telegrafi

Krimet ekonomike “aterojnë” në Ndërmarrjen Publike Banesore

Njësia për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës ka “ateruar” të mërkurën në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB) të Prishtinës, pas disa shkrimeve rreth keqpërdorimeve të shumta që janë bërë në këtë kompani publike komunale që nga përfundimi i luftës e deri më tash.

Gazeta ka raportuar se menaxhmenti aktual i kësaj ndërmarrjeje përmes një shkrese ka kërkuar nga Policia fillimin e hetimeve të një kontrate mes kësaj ndërmarrjeje dhe kompanisë NNP “Euroing”, nga Suhareka.

Në kërkesën e kompanisë, drejtuar Policisë e që e ka siguruar gazeta “Zëri”, thuhet se ish-menaxhmenti i NPB-së me rastin e lidhjes dhe më pas shkëputjes së njëanshme të kontratës për përfundimin e ndërtimit të objektit në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë, ka dëmtuar rëndë ndërmarrjen.

Sipas tyre, këto dyshime forcohen edhe më tepër me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit lidhur me kontestin që është duke u zhvilluar sipas padisë së NNP “Euroing” nga Suhareka lidhur me shkëputjen e njëanshme të kontratës nga ish-menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje. /Telegrafi/

Exit mobile version