Telegrafi

Krimet e luftës do të kenë një adresë institucionale

Gjithashtu, në këtë takim është diskutuar për mënyrën më të mirë për angazhim maksimal rreth të vërtetës shkencore dhe profesionale për krimet e luftës.

Zëvendëskryeministri Kuçi vlerësoi se argumentimi i gjenocidit duhet të bëhet larg politikës dhe në mënyrën më profesionale, duke theksuar se “ndjehet i bindur që argumentet tona, e drejta jonë e luftës dhe vuajtjet tona deri në shkallë të gjenocidit, do të argumentohen në mënyrën më të mirë profesionale dhe politika nuk do të jetë pengesë për trajtimin e tyre, përkundrazi do të jetë një mbështetje e plotë që e vërteta shkencore, do t’i ndihmojë edhe politikës, por edhe qasjes sonë, jo vetëm për sot, por edhe për të ardhmen dhe gjeneratat që do të vijnë”.

Ndërkaq, drejtori i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, Zejnullah Gruda, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen dhe ndihmën e dhënë nga Qeveria e Kosovës, në themelimin e këtij instituti, duke vlerësuar se duhet punuar për të bërë hapin e parë drejt kërkim faljes dhe jo për të nxitur urreje. /Telegrafi/