Disa nga viktimat kosovare të dhunimit seksual gjatë luftës së fundit janë plakur para kohe, disa ia marrë vetes jetën, të tjerat ishin vajza të mitura kur u dhunuan dhe kurrë më nuk u martuan.
Në një fshat të rajonit të Drenicës (vend i njohur për redaksinë) gjurmët e krimit nuk janë fshirë. Shtëpia ku forcat serbe i dërguan me dhunë për t’i dhunuan seksualisht 40 gra e vajza të reja, ekziston ende, ndërsa viktimat e mbijetuara janë në gjendje të identifikojnë kryerësit e veprës.
Një nga 40 viktimat e dala gjallë nga kjo shtëpi e krimit, rrëfen se si i besuan simbolit të paqes dhe se si me shami të bardha në duar u dorëzuan duke besuar se ushtria ka rregulla dhe se askush nuk do t’u bënte keq pleqve dhe grave me fëmijë.
“Ata na dhunuan edhe fëmijët. Dhunuan edhe vajzat nën moshën 18 vjeçe”, thotë në rrëfimin e saj viktima e dhunës seksuale.
Ajo u dhunua dhe në prezencë të vjehrrisë (prindërve të bashkëshortëve), teksa gjithçka përreth kësaj shtëpie digjej.
“Më mirë të digjeshim të gjalla”, thotë nëna që ende plagët e dhunimit dhe të torturës. /zeri.info/