Site icon Telegrafi

Krimbat detyrojnë aterrimin e dhunshëm të aeroplanit

Udhëtarja Donna Adamo vërejti disa miza me të hipur në aeroplan, por nuk mendoi shumë për këtë. Por kur u nis aeroplani dëgjoi një udhëtare ulur pas saj, e cila dukej e shqetësuar dhe refuzonte të ulej në vendin e saj.

“Pastaj dëgjova fjalën ‘krimbat’, ndërsa kjo shkaktoi neveri te të gjithë. Menjëherë ndjeva diçka që po më lëvizte nëpër flokë, ndërsa para mej u paraqit një krimb, i cili po binte teposhtë”, tha Donna.

Kontejnerin plot mish të prishur dhe krimba e kishte futur në aeroplan një udhëtar, i cili kishte vendosur në një valixhe dore mbi kokat e bashkudhëtarëve të cilët po udhëtonin nga Atlanta për në Charlotte, N.C. Piloti lajmëroi udhëtarët që të kthehen në pozitat fillestare ndërsa stjuardesat sqaruan që të ulen dhe të qetësohen.

Me të dalë nga aeroplani ekuipazhi pastroi pjesën e udhëtarëve, ndërsa më pas i thirri të gjithë në aeroplan për të udhëtuar. Udhëtari i cili kishte futur mishin e prishur në aeroplan nuk u kthye, por u dërgua me një fluturim tjetër me udhëtarë më pak të zemëruar. /Telegrafi/

Exit mobile version