Site icon Telegrafi

Krim i tmerrshëm në Brazil, trupi i futbollistit 19-vjeçar gjendet i copëtuar dhe i hedhur në një lumë  

Bota e futbollit brazilian ka pësuar një krim të tmerrshëm. Vinicius Skulny u gjet i vdekur dje (e martë) në lumin Iguatemi në komunën Sete Quedas në shtetin e Mato Grosso do Sul.

Trupi i futbollstit të ri u gjet i prerë dhe i copëtuar, dhe ka disa opsione që policia po shqyrton që e çuan në vdekjen e tij.

Futbollisti 19-vjeçar luajti si sulmues në Sete Quedas. Pas një loje në datën 25 qershor, ai shkoi në një festë me bashkëlojtarë dhe miq dhe pasi e la festen u zhduk.

10 ditë më vonë, disa nga mbetjet e ndara të trupit të tij u shfaqën duke lundruar në lumin e komunës braziliane.

Pjesët e trupit të lojtarit që u shfaqën u identifikuan falë tatuazheve që ai kishte dhe pjesa tjetër e ekstremiteteve nuk janë shfaqur ende.

 

Ish e dashura, e dyshuara kryesore

Sipas mediave të ndryshme në Brazil, ish e dashura e ka vrarë atë në shtëpinë e saj pasi i riu shkoi për ta vizituar.

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por gjithçka tregon se pas shkakut qëndronin arsye sentimentale dhe pasionante. /Telegrafi/

Exit mobile version