Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit.
Dyshohet se Y. E. është goditur nga familjarët e tij pas një sherri në familje.
Nuk ka ende shumë të dhëna për rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se ai është goditur në kokë.
Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë njoftuar policinë.
Kjo e fundit është dashur të thyejë derën e banesës për t’u futur brenda.
Policia e Matit ka shoqëruar bashkëshorten dhe vajzën për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje. /Vizion Plus/