Aplikacionin për video komunikim Hoseparty, është blerë nga Epic Game, që janë krijuesit e Fortnite, për ta zgjeruar avancimin e kësaj loje.
Kohëve të fundit, Hoseparty mundësonte më mirë zhvillimin e sistemit të lojës, me më shumë kontakt mes përdoruesve dhe ndarje ekrani, për pamje më të mirë, transmeton Telegrafi.
Megjithëse nuk janë treguar detajet e planeve, thuhet se do të përdoret për ta bërë lojën sa më argëtuese. Që kur është lansuar, Hoseparty ishte një aplikacion shumë i kërkuar, derisa nuk iu tejkalua popullariteti nga Periscope.
Aplikacioni që mundëson kontaktin me tetë persona, nuk është më i veçanti në botë, mirëpo ishte shumë i kërkuar nga përdoruesit e rinjë.
House party që është shkarkuar 35 milionë herë, që kur u lansua në iOS dhe Android, pritet të sjellë ndryshime të shumta në Fortnite, që vazhdon të jetë një video lojë shumë famshme. /Telegrafi/