Duke i pasur parasysh rrethanat, sivjet vështirë se do të shkojmë diku për verime, mirëpo kjo nuk do të thotë që nuk mundemi të fusim ambient deti kur është fjala për rregullimin e shtëpisë
Materialet e lehta, dezenët të cilët na rikujtojnë plazhet e rërës dhe koktejet e larmishme, bimët ekzotike – janë vetëm disa ndër elementet të cilat mund të fusin në shtëpinë tuaj atmosferën e detit, transmeton Telegrafi.
1. Liri
Perdet e lirit, këllëfët e jastëkëve, çarçafët e tavolinave janë vetëm disa nga detajet të cilat do të kontribuojnë që shtëpia juaj të fillojë t’i ngjasojë detit.
2. Bimët ekzotike
Palmat, montesterat ose kaktuset.
3. Fotografitë e kornizuara apo pikturat në ngjyra të zjarrta
Fusni në korniza fotografitë familjare nga deti apo varni pikturat me motive të asaj që ju rikujtojnë pushimet.
4. Jastëkët me dezenë deti
Jastëkët ngjyrë të kaltër të bardhë apo ngjyrë të verdhë të bardhë si edhe ata në nuanca natyrale janë zgjedhje e shkëlqyeshme.
5. Litari
Bëni mbajtës për vazo nga litari. Shikoni tutorialin në internet.
6. Shportat e thurura
Vendosni në shporta të thurura lulet dhe radhisni librat e preferuara apo revistat.
7. Vazot
Vazot me lule apo shishe mund të shërbejnë që në mënyrë unike të fusni ambientin e natyrës në shtëpinë tuaj. Mjafton të mblidhni degë interesante dhe t’i fusni në shishe apo në vazo.
8. Pjatat me lara dhe gotat
Pjatat e thjeshta të bardha janë monotone. Blini në treg e vjetërsirave gota dhe pjata teke dhe bëni kombinimet tuaja.
9. Kolovajza
Jo vetëm që është detaj perfekt, por në të mund të kënaqeni, të lexoni libra…
/Telegrafi/