Titus Edwards nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, e ka profesionalizuar mënyrën e të nxjerrit tym nga goja.
Ai tymosë cigare elektrike dhe krijon rrathë të shumtë, transmeton Telegrafi.
Me ndihmën e përvojës disavjeçare, ai ia del që të bëjë disa rrathë, t’i kthej në dysh apo edhe t’i vë njërën pas tjetrës.
Të gjitha krijimet, përfshirë edhe të ashtuquajturin ‘kandil i detit’ lëvizin dhe pluskojnë varësisht nga dëshira tij.
Për këtë talent të pazakontë, ai e ka marrë titullin ‘Mbreti Titus’ dhe po viziton vende të ndryshme, për të treguar aftësinë që ka. /Telegrafi/
https://youtu.be/i3Nd_FK1zUg