Telegrafi

Krijon panik në aeroport, shkaku i mbështjellësit të telefonit (Foto)

Në aeroportin Stansted që ndodhet afër Londrës, një i ri është rrethuar nga forcat speciale, sepse mbante në xhep një ‘revole’.

Por, ishte vetëm një mbështjellës i telefonit, gjysma e të cilit duket sikur armë, përcjell Telegrafi.

Ai e kishte vënë me qëllim në atë formë, që të mahitej me shoqëri, por të pranishmit janë frikësuar dhe e kanë kërkuar ndihmën e Policisë.

Këta të fundit e kanë marrë në pyetje djaloshin, dhe ia kanë konfiskuar mbështjellësin provokativ.

“Një mahi e pazakontë dhe shumë e pakëndshme. Të mos përsëritet”, shkruan përbri fotografive, që i ka publikuar Policia. /Telegrafi/