Një burrë i panjohur ka zgjuar vëmendjen e të gjithëve, me mënyrën e pazakontë të transportit sipër lumit që ndodhet në Groningen të Holandës.
Ai ka krijuar një platformë nga druri, të cilës i ka shtuar motorin, ndërsa sipër ka vendosur dy divane me kënde dhe tavolinën, transmeton Telegrafi.
Në fotografinë e hedhur në internet, ai shihet duke pushuar në ulësen e gjerë me ngjyrë gri, teksa shkonte për në qendër të qytetit.
“Ky njeri po e shijon jetën, duke u kënaqur në dhomën lundruese”, është komenti që e shoqëron imazhin, që ka zgjuar interesin e më se 600 mijë njerëzve brenda vetëm një dite. /Telegrafi/