Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Tirana, Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva e fillojnë shkëmbimin e përvojave në urbanizëm, inovacion, mjedis, kulturë dhe investim.
Ai ka shkruar në facebook se do t’i shtojnë edhe komunat edhe fushat.
“Filloi takimi i rrjetit te Komunave Shqiptare. Ringjalljen e këtij rrjeti e patem si ide me Erionin qe një kohë tani por tani në prag të festes së 28 nëntorit e konkretizuam me takimin e parë dyditor në Tiranë”, ka shkruar Ahmeti në facebook./Telegrafi/