Shkencëtarët nga një institut në qytetin kinez Guangzhou arritën të zhvillojnë indet e veshkave me qeliza kryesisht njerëzore nga embrionet e derrit, duke i hapur rrugën “prodhimit” të organeve për dhurim
Një ekip i udhëhequr nga Liangzue Lai i Institutit të Biomjekësisë dhe Shëndetit publikoi studimin në revistën shkencore Stem Cell dhe puna e tyre, thonë ata, varej nga “prodhimi” i gjeneve SIX1 dhe SALL1 në embrione me ndihmën e Crispr/Cas – një mjet që shpesh përshkruhet si gërshërë gjenetik.
Kjo do të thotë se embrionet nuk kanë zhvilluar veshkën e derrit dhe se është krijuar një “hendek” në të cilin janë futur të ashtuquajturat qeliza burimore njerëzore “pluripotente” nga kordoni i kërthizës.
Para se embrionet të implantoheshin te derrat, ato rriteshin në epruveta që përmbanin substanca që ushqenin qelizat e njeriut dhe të derrit, raporton Science Alert, përcjell Telegrafi.
Në total, ata transferuan 1820 embrione te 13 nëna surrogate. Shtatzënitë u ndërprenë në 25 dhe 28 ditë për të vlerësuar se si funksionoi eksperimenti.
Veshkat e zhvilluara në këtë mënyrë përmbajnë më shumë se një të tretën e qelizave të derrit, të cilat mund të çojnë në refuzim në rast të një transplanti, thanë shkencëtarët, duke theksuar se procedura ende duhet përmirësuar.
Shkencëtarët u fokusuan te veshkat sepse ato janë një nga organet e para që zhvillohen dhe transplantohen më shpesh në mjekësinë njerëzore.
“Qasja jonë përmirëson integrimin e qelizave njerëzore në indet marrëse dhe lejon të rritim organet njerëzore te derrat,” tha Lai. /Telegrafi/