Telegrafi

Krijohet oktopodi robot që mund të bartë gjëra (Video)

Mostrat e këtij roboti, janë krijuar nga një grup shkencëtarësh të Fondacionit të Hulumtuesve në Hellas të Greqisë.

Për herë të parë, ky robot është paraqitur në një konferencë në Chicago, ndërsa është thënë se është pionier i shumë të tjerave që do të bëhen në këtë formë.

Është menduar se këta robot, do të mundësojnë bartje të gjësendeve nëpër thellësi të detit, ku kryhen punë të ndryshme.

Në videon e postuar në YouTube, shihen robotët duke pluskuar lirshëm në detin Egje dhe në pishinë./Telegrafi/