Site icon Telegrafi

Krijohet një robot i cili mund të kujdeset për pacientët e prekur me COVID-19

Ekipi i Hong Kongut prapa robotit të famshëm Sophia, po lanson një prototip të ri, Grace, i drejtuar në tregun e kujdesit shëndetësor dhe i krijuar për të bashkëvepruar me të moshuarit dhe ata të izoluar nga pandemia e COVID-19.

E veshur me uniformën blu të një infermiere, roboti Grace ka tipare aziatike, derisa në gjoksin e saj gjendet një aparat termik për të matur temperaturën e pacientit dhe matur reagimin e njerëzve.

Roboti përdor inteligjencën artificiale për të diagnostikuar një pacient dhe mund të flasë anglisht, gjuhën mandarine dhe gjuhën kantoneze.

Ngjashmëria e Grace me një profesionist të kujdesit shëndetësor dhe aftësia për ndërveprim shoqëror ka për qëllim lehtësimin e barrës së stafit të spitalit të vijës së parë të mbingarkuar gjatë pandemisë së coronavirusit, së paku kështu deklaroi themeluesi David Hanson. /Telegrafi/

 

Exit mobile version