Telegrafi

Krijohet menyja më e shëndetshme në botë

Ekspertët e organizatës joqeveritare Leatherhead Food Research me vite kanë testuar mijëra ushqime, ndërsa i tërë mundi dhe lodhja ka rezultuar në 222 ushqime, dobinë e të cilave për organizmin njerëzor mund ta pohojë edhe shkenca.

Kjo meny përbëhet nga:
* Pate nga salmoni i freskët i tymosur; bukë integrale me sa më shumë fara të ndryshme.
* Mish pule me perime të përziera; sallatë me perime me gjethe, me vajin e ullirit si dressing. .
* Puding nga jogurti i përzier me’ fruta arrore, ndërsa sipër ka salcën e karameles pa sheqer.

Secili ushqim në meny është zgjedhur me kujdes për shkak të përbërësve të vet unikë dhe efektit të tyre në shëndetin tonë. Kështu salmoni përmban acidet yndyrore të pangopura omega 3 dhe acidin DHA (Docosahexaenoic acid), të cilat janë të shkëlqyeshme për artere, zemrën dhe trurin. Sallata kontrollon nivelin e kolesterinës, ndërsa proteinat nga mishi i pulës ripërtërijnë muskujt. Pudingu nga jogurti ndihmon te tretja, shëndeti i dhëmbëve, kontrolli i sheqerit në gjak, ndërsa arrat i mbajnë fleksibile enët e gjakut. /Telegrafi/