Telegrafi

Krijohet Grupi i zgjidhjeve digjitale në Odën ekonomike të Maqedonisë

Krijohet grupi i ofruesve të zgjidhjeve digjitale në kuadër të Odës ekonomike të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Promovimi i grupit të ri do të bëhet nesër, kur do të bëhet edhe prezantimi i iniciativës së saj për harmonizim të rregullativës për pajisjet e përdorura të informatikës-komunikimit (ICT).

Për kryetar të Grupit të ofruesve të zgjidhjeve digjitale është emëruar Aleksandar Pajkovski, ndërsa zëvendës i tij, Mirko Mariq./Telegrafi/