Krijohet grupi i ofruesve të zgjidhjeve digjitale në kuadër të Odës ekonomike të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Promovimi i grupit të ri do të bëhet nesër, kur do të bëhet edhe prezantimi i iniciativës së saj për harmonizim të rregullativës për pajisjet e përdorura të informatikës-komunikimit (ICT).
Për kryetar të Grupit të ofruesve të zgjidhjeve digjitale është emëruar Aleksandar Pajkovski, ndërsa zëvendës i tij, Mirko Mariq./Telegrafi/