Site icon Telegrafi

Krijohet grupi ndërpartiak parlamentar për të drejtat e romëve në Maqedoni

Në Kuvendin e Maqedonisë do të themelohet dhe promovohet sot Grupi parlamentar ndërpartiak për të drejtat e romëve.

Në këtë grup do të anëtarësohen deputetë të partive të ndryshme politike që kanë ulëse në Kuvend.

Me nismë të deputetit Samka Ibraimovskit, nismës do t’i bashkohen edhe deputetë tjerë si Liljana Popovska, Mirsada Emini-Asani, Gjylymsere Kasapi, Sonja Mirakovska, etj.

Për themelimin e këtij grupi, të ftuar janë edhe përfaqësues të ambasadave dhe sektori joqeveritar i kësaj sfere./Telegrafi/

*Foto Ilustrim

Exit mobile version