Site icon Telegrafi

Krijohen kolona të gjata në pikat kufitarë Hani i Elezit dhe Merdare

Në pikat kufitare Hani i Elezit dhe në Merdare, qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në pikën kufitare në Han të Elezit, kolonat e automjeteve arrijnë gjatësinë deri në 30 metra në hyrje dhe në dalje.

Ndërsa sipas QKMK-së në Merdare kolonat janë 30-40 metra ndërsa pritjet janë 20 minuta në hyrje e 45 minuta në dalje.

Gjithashtu QKMK ka treguar edhe për gjendjen e rrugëve të cilat të dërgojnë drejt pikave kufitare, ku sipas njoftimit gjendja e rrugëve është e mirë./Telegrafi/


Exit mobile version