Site icon Telegrafi

Bashkatdhetarët presin deri në dy orë për të hyrë në Kosovë, kolona në tri pikat kufitare

Në tri vendkalimet kufitare Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe Merdar janë krijuar kolona të gjata të automjeteve që po presin për të hyrë në Kosovë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, qytetarët po presin deri në dy orë për të hyrë në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Fluks më i madh i veturave është në pikën kufitare Dheu i Bardhë, kolonat arrijnë deri në 300 metra. Situatë e ngjashme është edhe në Jarinjë.

Në vendkalimin kufitar në Merdar pritja e qytetarëve është 30 minuta.

Vendkalimet e tjera janë më të lira për qarkullim, dalja dhe hyrja mund të bëhet brenda 15 minutave.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar KËTU. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version