Site icon Telegrafi

Krijo përditshmëri të shëndetshme me këto produkte

A e keni vërejtur se pjesa e produkteve të qumështit në shumicën e dyqaneve zë një vend të veçantë dhe po ashtu janë ndër produktet më të kërkuara.

Pse të kërkuara?

Sepse vetitë e tyre ushqyese dhe konsumi i tyre rregullisht ka ndikim pozitiv në organizmin tonë, ato përmbajnë pothuajse çdo lëndë ushqyese për të cilën trupi juaj ka nevojë.

Një produkt i tillë me vlera të larta ushqyese është kefiri. Përfitimet shëndetësore të kefirit janë aq mbresëlënëse saqë shumë njerëz të ndërgjegjshëm për shëndetin e bëjnë atë një zakon të përditshëm. E një zakoni të tillë po t’ia shtoni edhe frutat do të jetë edhe më e shijshme.

Frutat dhe kefiri janë identifikuar individualisht si tregues të modeleve të shëndetshme dietike. Frutat janë një burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve, fibrave prebiotike dhe polifenoleve, të cilat promovojnë shëndetin e tretjes. Nga ana tjetër, kefiri është një ushqim i dendur me lëndë ushqyese që është një burim i mirë i proteinave të qumështit, kalciumit, magnezit, vitaminës B-12 dhe acideve yndyrore kryesore.

Një bashkdyzim të mirësive të tilla mund ta gjeni në KEFIR dhe jo rastësisht termi kefir rrjedh nga një fjalë armene, keif kuptimi i së cilës është mirëqenia e vet. Ai përmban vitamina B12 e cila kontribuon në zvogëlimin e lodhjes dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe kalcium i cili ndikon në funksionin normal të enzimave të tretjes, si dhe nuk përmban laktozë, ngjyrues dhe konservantë të shtuar.

Studimet sugjerojnë se kjo pije rrit sistemin imunitar, ndihmon në problemet e tretjes, përmirëson shëndetin e kockave, madje mund të luftoj edhe kancerin.

Kefir duhet të jetë pjesë e përditshmëris tuaj, atë duhet ta provoni që nga sot dhe mund ta gjeni vetëm në Super Viva.

Exit mobile version