Ditari i kujtimeve më të bukra të jetës tuaj, padyshim është albumi fotografik. Edhe pse telefonat e menqur ju ofrojnë mundësi për të bërë mijëra fotografi, të pasurit e fotografive në formë fizike dhe shfletimi i tyre në albume është ndjesi tjetër.
Nëse jeni adhurues i koleksionimit të albumeve me fotografi, që i keni bërë ndër vite por jeni dembel t’i printoni tek fotografi, ka zgjidhje edhe për ju. Fujifilm, Instax mini 11,një mini fotoaparat kompakt me një aftësi të jashtëzakonshme për të bërë foto të menjëhershme, nxjerr foto të menjëhershme, që do të thotë se ju e mbani foton e përfunduar në dorë për disa momente pasi të keni shtypur butonin e diafragmës.
Është një kombinim perfekt i një aparati fotografik digjital me printimin e menjëhershëm të fotografive. Ka edhe modalitetin selfie që ju lejon të bëni jo vetëm foto selfie, por edhe fotografi të detajuara, të ashtuquajtura Macro. Thjesht zgjasni pjesën e përparme të lentes dhe kamera është në gjendje të fokusohet në distanca më të shkurtra nga 30 në 50 cm.
Ky fotoaparat vjen me një film me 10 letra për fotografi dhe është me zbritje nga çmimi 115.50 euro në vetëm 94.50 euro, mjafton të shfrytëzoni kodin TelegrafiDeals.