Site icon Telegrafi

Krijesa misterioze që kaloi nëpër plazh, befasoi të gjithë me formën e pazakontë (Foto)

Në një plazh të Queensland të Australisë, ka kaluar një krijesë misterioze, për të cilën askush nuk po ka ide çfarë mund të jetë.

Gjallesa që doli prej uji, pjesën e përparme e kishte shumë të gjerë, me sy në dy anë të kokës, teksa bishtin e hollë dhe shumë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Trupin e kishte me luspa, ndërsa lëvizte nëpër tokë më anë të dy fletëzave, sikur t’i kishte këmbë të pasme.

“Nuk është jashtëtokësor, por çfarë mund të jetë tjetër”, si dhe “ndonjë gjallesë që mund të jetë vetëm nga Fokushima”, ishin dy prej komenteve të shumta.

Departamenti i Agrikulturës dhe Peshkatarisë në Queensland, deklaroi se do mbledhë grupin e ekspertëve, për të shqyrtuar pranisë e kësaj krijese, që nuk është parë më herët në ujërat e kësaj zone. /Telegrafi/

Exit mobile version