Telegrafi

Krijesa misterioze në plazhin japonez (Video)

Dalja e një krijese misterioze në breg, pas një fatkeqësie natyrore, mund të duket si fillimi i ndonjë filmi të frikshëm, por në fakt është e vërtetë.

Mbi 18 mijë njerëz kanë vdekur, kur cunami e goditi Japoninë katër vite më parë.

Shumë njerëz janë lënduar, kurse dëmtimet në pronë kanë qenë të mëdha, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, tani ka dalë edhe një video që tregon për një gjë të pazakontë, që ka ndodhë në një nga plazhet në Japoni.

Në videon e publikuar nga Mail Online, shihet krijesa e çuditshme, që duket si të jetë një balenë e vogël.

Një njeri tregon nga larg për krijesën, që duket si një gur i lëmuar.

Ende nuk është dhënë asnjë sqarim, se çfarë është kjo gjë dhe pse nuk është publikuar më parë. /Telegrafi/