Një krijesë deti gjigante e me flokë doli në brigjet e një plazhi në Filipine. Banorët e zonës fillimisht u shokuan, por më pas vërshuan, kurioz për të parë nga afër këtë krijesë – monstër e për të bërë fotografi.
Monsta me flokë të bardhë mendohet se ka dalë në breg për shkak të tërmetit që goditi vendin së fundmi.
Disa krijesa të çuditshme të detit kanë dalë në breg që prej së dielën në këtë ishull tropikal. Megjithatë, kjo e fundit duket se është më e pazakonta.
Imazhet janë shpërndarë me shpejtësi nëpër rrjete sociale, përcjell tvklan.al, ku të shumtë janë ata që kanë dhënë sugjerime se çfarë mund të jetë.
Nuk kanë munguar krahasimet me krijesa të filmave, si Appa tek seriali Avatar: The Last Airbender, apo krijesa te filmi “The Neverending Story”.
Megjithatë, ekspertët sqarojnë se bëhet fjalë për trupin e ngordhur të një balene rreth 6 metra të gjatë.
Ata besojë se trupi i saj, që peshon rreth 2 ton, është shndërruar i bardhë për shkak të stadit të avancuar të dekompozimit. Balena dyshohet të ketë vdekur rreth 2 javë më parë dhe me shumë gjasë mund të jetë përplasur nga një anije.