Sabrina Mahmood nga Fife e Skocisë, është befasuar kur ka parë një krijesë të pazakontë, që ngjanë me një mace gjigante.
Madje, 36-vjeçarja pretendon se shumë njerëz e kanë parë këtë gjallesë, që lëvizë shpejtë dhe me shkathtësi, transmeton Telegrafi.
“Askush nuk frikësohet nga një mace e madhe, por kjo ishte e tmerrshme. Kur tregova për rastin edhe të tjerë thanë që e kanë parë, por nuk mundën ta fotografojnë”, ka thënë Mahmood.
Ende nuk dihet nëse kjo mund të jetë ndonjë panterë e ikur, apo thjeshtë ndonjë gjallesë që është afro katër herë më e madhe se kafshët shtëpiake. /Telegrafi/
https://youtu.be/24AsBAZ-MS4