Site icon Telegrafi

Krijesa me “dy koka” që po habit përdoruesit e internetit (Video)

Një krijesë e cila duket si një gjarpër me dy koka ka habitur të gjithë përdoruesit e internetit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për një krijesë të zbuluar nga Lujas Eroles (46), në kopshtin e shtëpisë së saj në Spanjë.

Siç ka bërë të ditur Eroles, kjo krijesë është rreth 10 centimetra e gjatë, me lëkurë si të gjarprit dhe me sy të “zgurdulluar”.

“Vërejta rastësisht një diçka të çuditshme. Kisha frikë se mos bëhej fjalë për diçka helmuese”, ka rrëfyer ajo.

“Menduam se ishte një gjallesë mutante, e filmuam dhe e postuam në internet për të marrë opinionin e njerëzve”.

Luján shtoi: “Ne e bëmë një kërkim të gjerë në Google mbi këtë temë dhe gjithashtu disa njerëz na thanë se ishte një vemje e cila do të bëhej një flutur”.

Siç thuhet më tej, kjo specie gjithashtu mund të gjenden edhe në vende të tjera, por larvat e saj janë zakonisht shumë më të vogla. /Telegrafi/

Exit mobile version