Në një deklaratë për TVM1, Shefi i Komisionit për çështje evropiane në Budestagun gjerman, Gunther Krichbaum thotë se çështja e emrit me Greqinë duhet të zgjidhet patjetër.
Ai shprehet se Gjermania do të bëhet mbështetësi më i madh i Maqedonisë për të filluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gunther Krichbaum beson se bisedimet për çështjen e emrit po zhvillohen në drejtimin e duhur, dhe se kjo është diçka që e dëshirojnë, që të merr fund kjo çështje. /Telegrafi/