Site icon Telegrafi

Kreu i Shërbimit të Sigurisë gjermane dërgohet në pension të parakohshëm

Kreu i Shërbimit të Sigurisë së Brendshme gjermane, Hans-Georg Massen, do të duhet të dalë në pension të parakohshëm, për shkak të fjalimeve politike që ka mbajtur “pas dyerve të mbyllura”, raportojnë mediat gjermane.

Ai është akuzuar se kritikoi politiken qeverisëse të krahut të majtë, duke e quajtur “naive”, ndërsa kishte deklaruar se po mendonte të hynte në politikë.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, vuri në dukje se fjalimi i Massen “e bëri të pamundur marrëdhënien e besimit mes tyre”.

Udhëheqësit e koalicionit qeverisës në Gjermani më parë kishin arritur një marrëveshje për ta bërë Massen “këshilltar special” në Ministrinë e Brendshme për “çështje evropiane dhe ndërkombëtare”.

Massen, në një fjalim lamtumirës, kritikoi forcat radikale të krahut të majtë në Partinë Socialdemokrate, kështu që ministri i Brendshëm Horst Seehofer po shqyrtonte mundësinë ta shkarkojë apo ta dërgojë në pension.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Seren Schmidt tha sot se komentet e Massen janë “në vëzhgim” dhe se Seehofer do të nxjerrë “përfundimet e nevojshme”. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version