Telegrafi

Kreu i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve: Kimikatet e përdorura gjatë protestave në SHBA ndihmojnë në transmetimin e virusit

Kreu i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në SHBA, Robert Redfield, ka thënë të enjten se kimikatet e përdorura nga policia shkaktojnë kollitje që mund të përhapin coronavirusin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, drejtori i CDC, potencoi se protestat e rastit të George Floyd, në të gjithë vendin, do të “mbjellin” COVID-19, dhe vuri në dukje nivele të larta të transmetimit të sëmundjes në disa qytete ku po zhvillohen demonstratat.

“Sigurisht që kollitja mund përhap viruse të frymëmarrjes, përfshirë dhe COVID-19”, tha Redfield.

Kreu ra dakord me Mark Pocan, njëherit përfaqësuesi i SHBA-së për rrethin e dytë të kongresit të Wisconsin, që kimikatet e përdorura ndaj turmës, mund t’i bëjnë njerëzit të kolliten./Telegrafi/