Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar sot se bota duhet të jetë më mirë e përgatitur për pandeminë e radhës, duke i bërë thirrje vendeve të botës të investojnë më shumë në shëndetin publik, raporton Reuters.
Më shumë se 27.19 milionë njerëz në mbarë botën janë infektuar me coronavirus, derisa 888.326 kanë humbur jetën që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19 në dhjetor të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
“Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit. Historia na mëson se shpërthimi i pandemive janë fakt i gjallë. Por, kur pandemia e ardhshme do të vjen, bota duhet të jetë e gatshme – më shumë sesa që ishte kësaj radhe”, ka shtuar i pari i OBSH-së gjatë një konference për media në Gjenevë. /Telegrafi/